Kia Niro sfidon me çmim Toyota Priusin

Auto

Kia Niro sfidon me çmim Toyota Priusin

Më: 27 janar 2017 Në ora: 17:07
Kia Niro, modeli Stinger

Prodhuesi nga Korea e Jugut, Kia, së fundmi ka bërë të ditur se do të lansojë modelin sportiv të serisë Stinger, por tashmë ka dhënë edhe një risi tjetër sa i përket veturave të reja.

Modeli Niro pritet që të vijë krejtësisht ndryshe, madje me çmim të mirë.

Makina do të jetë një kombinim mes veturës normale dhe xhipit, teksa është hibrid që lëvizë me derivate dhe me energji elektrike.

Vetura e gjerë që ofron mjaft hapësirë, do të del në shitje për 22,280 dollarë, që është një çmim shumë i ulët për një veturë të re të tillë.

Marrë parasysh se Niro ofron teknologji të lartë, hapje të derës pa çelës, ekrane të ndjeshme në prekje, mundësi të lidhjes me telefonin e zgjuar dhe audio sistem, shuma e kërkuar po mendohet të jetë shumë e ulët.

Por, të gjitha këto po besohet të jenë vetëm për të sfiduar konkurrentin Prius nga kompania Toyota.

Ky model ka dalë në shitje për 23,200 dollarë, derisa është i ngjashëm me modelin që Kia do ta lansojë së shpejti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat