Project One nga Mercedes mund ta ketë këtë pamje

Auto

Project One nga Mercedes mund ta ketë këtë pamje

Më: 29 janar 2017 Në ora: 14:55
Mercedes

Kompania Mercedes ka publikuar një fotografi, ku e tregon siluetën e One Poject me të cilën do të shënohet 50 vjetori i serisë AMG.

Mirëpo, entuziastët e super-veturave nuk janë të kënaqur me disa vijëzime dhe duan ta kenë pamjen e plotë të makinës që ka dizajnin sikur ato të F1.

Për këtë arsye, duke u bazuar në vijat që do t’i ketë, njohësit e makinave e kanë krijuar me anë të efekteve kompjuterike, se si do të duket automobili në tërësi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se çfarë forme mund ta ketë Project One, që do të lansohet në Frankfurt Motor Show gjatë muajit shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat