Kur aksesorët kushtojnë më shumë se vetë makinat

Auto

Kur aksesorët kushtojnë më shumë se vetë makinat

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 08:22
Vetura

Për disa mund të duket një çmenduri, megjithatë në katalogët e aksesorëve të veturave që prodhohen në seri, figurojnë opsione që kushtojnë më shumë se sa një veturë prestigjoze me motor mesatar.

Sipas kompanisë “DAT Italia”, e specializuar në vlerësimin çmimeve të veturave të përdorura dhe të reja, aksesori më i shtrenjtë nga të gjithë janë kolltuqet “Frau” që propozohen nga marka “Audi” për flamurtarin e saj A8, me motor 6,3 V12 version limuzinë, që kushtojnë 35 920 euro, aq sa kushton një “Mercedes Classe C” me motor 180d version “Executive”.

Kreu i kësaj liste me teka të të apasionuarve pas veturave dominohet nga markat gjermane me dy propozime nga “Audi” dhe tetë nga “Mercedes”.

Pas kolltuqeve të propozuar nga shtëpia e katër unazave vjen boja “High-gloss electric beam” që propozohet nga “Mercedes” për fuoristradën “Classe G” që kushton 21 228 euro.

Në vend të tretë është boja “special paint” që propozohet sërish nga “Mercedes” për fuoristradën e tij që kushton 18 300 euro. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat