Porsche 959 Sport, shitet në ankand për një çmim rekord

Auto

Porsche 959 Sport, shitet në ankand për një çmim rekord

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 23:10
Porsche 959 Sport

Gjatë një ankandi të zhvilluar në Paris të Francës, është shitur një Porsche e prodhuar para 18 vitesh, për shumën më të madhe që është dhënë ndonjëherë për këtë model.

Modeli 959 Sport, që i përket një edicioni të limituar prej vetëm 29 veturave, i ka shkuar ofertuesit që ka dhënë 1.9 milionë euro.

Super-makina që në kohën kur është krijuar arrinte shpejtësi marramendësi në periudhë shumë të shkurtër, është besuar se shitet për çmim të lartë po jo të arrinte këtë shumë enorme.

Sidoqoftë, tani krijohen vetura edhe më të shpejta, por ky 2.8-litërsh me 515 kuajfuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.6-sekonda, mbetet shumë i veçantë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat