Volvo XC60 me sistem që largon nga rreziku i mundshëm

Auto

Volvo XC60 me sistem që largon nga rreziku i mundshëm

Më: 3 mars 2017 Në ora: 00:29
Volvo XC60

Për një kohë të gjatë, prodhuesi suedez Volvo është duke punuar në përmirësimin dhe rritjen e sigurisë nëpër vetura.

Pos shtimit jastëkëve me ajër dhe alarmeve të ndryshme, në modelin XC60 është krijuar edhe një sistem i veçantë, që e ndalon veturën dhe e largon në rast të përplasjes së mundshme.

Megjithëse ky algoritëm ka efekt vetëm kur vetura lëvizë me 50 deri 100 kilometra në orë, pritet që të punohet në këtë drejtim dhe të veprojë edhe në shpejtësi më të lartë.

Në makinën që do të prezantohet në Geneva Motor Show, është integruar edhe një sistem në pjesën kontrolluese, që e komandon timonin pa dijeninë e shoferit.

Vetura kalon në shiritin tjetër, kur tjetra që ka përpara e humbë kontrollin apo ndalon menjëherë.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat