Cilat ngjyra të automobilave ishin më të kërkuara vitin e kaluar?

Auto

Cilat ngjyra të automobilave ishin më të kërkuara vitin e kaluar?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:53
ilustrim

E bardha ende është dukshëm ngjyra më e popullarizuar e automobilave në Evropë, me pjesëmarrje prej 29 për qind në shitjen e veturave të reja, ndërsa pason e zeza me 19 për qind dhe e hirta me 18 për qind, ka bërë të ditur kompania BASF në hulumtimin e saj më të ri.

Kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e ngjyrës së jashtme të veturave të reja, sikur të jetojmë në botën bardhezi.

Pothuajse 80 për qind e ngjyrave për automobila nga viti 2016 janë nga spektri i ngjyrave akromatike, në të cilat bëjnë pjesë tri nuancat e përmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat