Modeli prej 2,3 milionë eurosh shitet dy vjet më herët

Auto

Modeli prej 2,3 milionë eurosh shitet dy vjet më herët

Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:36
McLaren ka zbuluar se automobili i tij i ardhshëm sportiv me tri ulëse do të kushtojë 2,3 milionë euro

McLaren ka zbuluar se automobili i tij i ardhshëm sportiv me tri ulëse do të kushtojë 2,3 milionë euro dhe se të gjitha 106 njësitë e planifikuara tashmë i kanë pronarët e tyre.

Automobili, i cili aktualisht ka shenjën e fabrikës BP23, do t’i takojë familjes së veçantë të modelit të prodhuesit britanik me emrin Ultimate Series.

Megjithatë, për dallim nga McLaren P1, i cili në masë të madhe u konstruktua si auto e garës, BP23 është menduar si veturë e rafinuar, e cila ka në fokus luksin në vozitje dhe shpejtësisë së madhe maksimale.

Sipas paralajmërimeve, McLaren i ri do të duhej të ishte rival i modeleve si Bugatti Chiron dhe Koenigsegg Regera.  “Blerësit potencial dhe klientët që nga fillimi u interesuan nëse BP23 do të ketë tri ulëse dhe kur ua konfirmuam këtë, ishim të zënë me porosi”, ka thënë drejtori i McLaren, Majk Fluit.

McLaren deri më tash ka publikuar vetëm një skicë dizajnuese të modelit të ri, i cili do të fillojë të dalë në treg në vitin 2019, ndërkohë që të gjithë 106 automobilat, sa ishte planifikuar që të prodhohen, tashmë janë shitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat