Ferrari F12 Berlinetta me enterier të mahnitshëm

Auto

Ferrari F12 Berlinetta me enterier të mahnitshëm

Më: 30 mars 2017 Në ora: 00:30
Ferrari F12 Berlinetta

Prodhuesi italian Ferrari, është kujdesur që F12 Berlinetta të ketë një pamje të mahnitshme, si jashtë dhe brenda, ndërsa më shumë është fokusuar që nën kapak t’i vë sa më shumë fuqi.

Mirëpo, Carlex Design që merret me rregullimin e enterierëve të vetura, ia ka ndryshuar tërësisht pamjen e brendshme.

Ulëset, pjesët anësore dhe pjesa e përparme ku janë të vendosura timoni dhe treguesi i shpejtësisë, kanë marrë forma tjera.

Gjithçka është e punuar nga lëkura e përpunuar, kurse këndet e pjesëve tjera, prej drurit të lëmuar me kujdes.

Mësohet se zyrtarët nga Ferrari e kanë pëlqyer shumë rikonstruktimin dhe mund të bashkëpunojnë me këtë kompani, për brendinë e modeleve tjera.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat