Ia shanë pensionistit makinën e verdhe si të shëmtuar. Për solidaritet erdhen makina të verdha luksoze

Auto

Ia shanë pensionistit makinën e verdhe si të shëmtuar. Për solidaritet erdhen makina të verdha luksoze

Më: 1 prill 2017 Në ora: 21:41
Ilustrim

Me qindra qytetarë që posedojnë makina të verdha kanë pushtuar fshatin Kotsuold në Britani për t’u solidariuzuar me pensionistin 84-vjeçar Piter Medoks.

Historia e pensionistit ka solidarizuar të gjithë rrethinat e Glostershajerit në Britani. Një foto nga fshati turistik ku ai jeton mori kritika pasi në të ishte kapur edhe makina e të moshuarit, e cila kishte ngjyrë të verdhë.

Fotoja bëri xhiron e botës dhe shumë komentues shanin ngjyrën e makinës së të moshuarit se prishte bukurinë e fshatit.

Menjëherë disa të panjohur sulmuan makinën e Medoksit dhe ai u detuyrua të merrte një tjetër ngjyrë gri që shkonte me ngjyrat e fshatit.

Mirëpo, sapo historia e tij u bë publike, më shumë se 100 persona me makina të verdha pushtuan fshatin Kotuold në shenjë solidariteti për ish-dentistin Medoks.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat