Mercedes paralajmëron ofensivë elektrike

Auto

Mercedes paralajmëron ofensivë elektrike

Më: 4 prill 2017 Në ora: 19:25
Mercedes

Nga Mercedes-i kohë më parë kanë ardhur informacione se kompania planifikon që në pesë vitet e ardhshme në treg të hedhë dhjetë automobila të reja elektrikë, ndërkohë që më herët ky plan ishte që kjo të bëhej deri në vitin 2025.

Automobili i parë nga seria e re do të jetë me siguri SUV, që do të krijohet si koncept i gjeneratës EQ, i cili është prezantuar vjeshtën e kaluar në Paris.

Është e mundshme që ky model do të jetë i ngjashëm me modelin GLC kur janë dimensionet në pyetje, ndërsa një automobil me dimensione të tilla tashmë është parë në poligonet e testimeve dhe i kamufluar në komunikacion.

Ai do të prodhohej në Bremen, ndërsa puna për prodhim do të fillojë vitin e ardhshëm, andaj është e mundshme që premiera botërore të jetë në sallonin e Frankfurtit, në vjeshtë.

Pas tij do të arrijnë automobilat elektrikë në formën sedan dhe disa SUV, por është e qartë se gama do të përfshijë edhe auto-kombit dhe kamionët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat