Porsche dhe Audi bashkojnë forcat për krijimin e modeleve të reja

Auto

Porsche dhe Audi bashkojnë forcat për krijimin e modeleve të reja

Më: 9 prill 2017 Në ora: 08:36
Porsche

Kompanitë gjermane, Porsche dhe Audi, kanë marrë vendim zyrtar që të bashkëpunojnë për të krijuar modelet e reja.

Duke pasur parasysh se bota e automobilizmit po bëhet gjithnjë e më kërkuese, kompanitë do të kombinojnë pjesët më të mira për vetura sa më të sofistikuara.

Sistemi e vetëvozitjes dhe shpenzimi sa më i vogël janë gjërat kryesore që pritet t’i kenë këto vetura, por edhe shumë mundësi tjera.

Nuk janë vetëm platformat dhe strukturat e modeleve që do të përmirësohen, por edhe lehtësia e prodhimit, sistemi shitjes dhe transportit apo shpërndarjes.

Eksperienca që kanë Porsche dhe Audi do të ndihmojë në depërtimin sa më të shpejtë në treg, si dhe rritjen e kërkesës në masë të madhe.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se cilat modele do të merren si bazë që të bëhet më pas kombinimi mes tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat