Vetura e vetme Arrow Blue Porsche 918 del në ankand

Auto

Vetura e vetme Arrow Blue Porsche 918 del në ankand

Më: 10 prill 2017 Në ora: 23:19
Arrow Blue Porsche 918

Kur veturat sportive dalin në ankand, zakonisht ato janë të viteve 1950 dhe 1960, por në shitjen e radhës kemi të bëjmë me një Porsche 918 Spyder unik në Britani të Madhe, i cili ofron rastin për të marrë një super-veturë moderne me opsione.

Nga të gjitha njësitë 918 që ka bërë Porsche, ky është i vetmi i specifikuar me ngjyrën Arrow Blue. Si shtesë për ngjyrë speciale, blerësi kishte porositur këtë 918 Spyder me pakon me performancë të lartë Weissach. Aty janë zëvendësuar tavani, pasqyrat, korniza e xhamave dhe ana e pasme me komponentë fibër karbon.  

Sipas RM Sotheby's, 918 Spyder ka vetëm një pronar, i cili ka kaluar me veturën 11,000 kilometra.

918 ka motor 4.6 litra V8 dhe dy motorë elektrikë, 874 kuaj fuqi. Me pakon  Weissach, automjeti mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometra në orë për 2.6 sekonda.

Vetura do të dalë në ankand në RM Sotheby's më 27 maj dhe tash për tash ende nuk dihet sa do të jetë çmimi fillestar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat