Super-vetura më e veçantë deri tani nga Alfa Romeo

Auto

Super-vetura më e veçantë deri tani nga Alfa Romeo

Më: 14 prill 2017 Në ora: 20:58
Vetura e re nga Alfa Romeo

Prodhuesi italian Alfa Romeo, ka sjellë gjithmonë makina në të cilat ia ka dalë të ndërthurë luksin e lartë me aftësitë sportive.

Por, në këtë rast është shumë i veçantë, shkaku i linjave që nuk janë parë më herët te asnjë model.

Grilli gjigant me shumë hapje, si dhe boshllëqet pas dyerve që i shtojnë aerodinamikën, i ndihmojnë shumë në rritjen e shpejtësisë.

Modeli është i ulët dhe i gjerë, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një makinë të shpejtë, dedikuar edhe për rrugët e zakonshme.

Nuk bëhet e ditur më shumë për veturën, që pritet të jetë konkurrent me Porsche 918 Spyder dhe BMW M1 Shark.

Image
Vetura e re nga Alfa Romeo
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat