Mercedes lanson këtë S-Class gjatë javës që vjen

Auto

Mercedes lanson këtë S-Class gjatë javës që vjen

Më: 15 prill 2017 Në ora: 09:39
Modeli i ri nga Mercedes

Gjatë javës që vjen do të zhvillohet Shangai Auto Show, ku prodhuesi gjerman Mercedes do ta lansojë modelin e ri S-Class.

Deri më tani, janë publikuar vetëm dy fotografi, që tregojnë pjesën e përparme, si dhe brendësinë e këtij modeli.

Sa i përket pjesës së jashtme, shihet vetëm një anë e grilli si dhe dritat LED të lakuara. Në imazhin tjetër shihet enterieri, por vetëm pjesa ku qëndron shoferi dhe shoqëruesi i tij.

Ditëve në vazhdim, priten të bëhen të ditura më shumë detaje të kësaj makine, për të cilën thuhet se përmban teknologji të lartë.

Por, njohësit e automobilizmit pretendojnë se mund të jetë i shumëpërfoluri Maybah, po nuk ndonjë lajm të konfirmuar. 

Image
Modeli i ri i Mercedes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat