Mercedes nis shitjen e modelit më të shtrenjtë

Auto

Mercedes nis shitjen e modelit më të shtrenjtë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 13:50
Mercedes-AMG E63 Estate

Versioni më i fuqishëm karavan E63 S Edition 1 në Gjermani kushton madje 140.000 euro.

Mercedes-AMG E63 Estate, i cili kishte premierën botërore në fillim të marsit në auto-sallonin në Gjenevë, shitet në versionin bazë prej 112.907 euro. Aq kushton edhe karavani i rregullt E63 me motor 4.0 litra bi-turbo V8 prej 571 kuaj fuqi dhe 750 Nm të momentit të rrotullimeve.  Automobili prej 0 deri 100 km/h i kalon për 3,6 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është kufizuar në 250 km/h.

Mercedes ofron edhe variantin e fuqishëm S me çmim prej 124.688 euro. Automobili ka motor 4.0 litra me 612 kuaj fuqi dhe 850 Nm.  Nga gjendja e qetë deri në 100 km në orë i arrin për 3,5 sekonda, ndërsa limiti i fabrikës është vendosur në 250 km/h (te modelet për tregun amerikan shpejtësia maksimale është kufizuar në 290 km në orë).

Të dy versionet, E63 dhe E63 S, porositen me sistemin Mercedes 4Matic në katër pika, derisa blerësve të modelit S, i cili posedon të ashtuquajturin “Drift” mode.  Në krye të ofertës ndodhet edhe E63 S "Edition 1", i cili do të dalë në serinë e kufizuar dhe ky automobil në Gjermani kushton madje 139.980 euro, që e bën veturën më të shtrenjtë të klasës së re E. 

Dërgesat për të tri versionet e modeleve E63 estate do të fillojnë gjatë verës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat