Interieri “si në parajsë” i Mercedes GLE

Auto

Interieri “si në parajsë” i Mercedes GLE

Më: 11 maj 2017 Në ora: 01:51
Mercedes GLE

Kompania e njohur TopCar përsëri është marrë me modifikimin e modelit Mercedes GLE, ku ndër të tjera dizajnerët e saj kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për interier (“Monochromatic White”), për dallim nga modeli standard që ka interier me ngjyrë të kuqe “Red Crocodile”).

Ngjyra e bardhë gjendet pothuajse në tërë interierin prej lëkure të këtij modeli, duke filluar nga ulëset me qepje nga diamanti, timoni, pjesët anësore, tavani, paneli i përparmë, si dhe deri te tepihët.

Gjithashtu, pamja e re e interierit të Mercedes GLE karakterizohet edhe me disa detaje nga druri dhe disa detaje tjera me ngjyrë të zezë në mënyrë që të thyejnë pak mbizotërimin e ngjyrës së bardhë.

Mbetet vetëm pyetja se si e gjithë kjo është praktike për mirëmbajtjen, veçanërisht nëse pronari/pronarja e këtij modeli do të vozisë shpesh së bashku me fëmijët brenda ose kafshët shtëpiake.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat