Del në shitje Lamborghini Diablo

Auto

Del në shitje Lamborghini Diablo

Më: 11 maj 2017 Në ora: 18:30
Lamborghini Diablo

Pas lansimit të Diablo GT gjatë vitit 1999, Lamborghini e ka punuar edhe modelin GTR të cilin e ka lansuar në vetëm 30 njësi.

Të gjitha këto vetura janë shitur menjëherë dhe nuk dihet ku ndodhen, por njëra prej tyre apo e 22-ta që ka dalë nga prodhimi, është shfaqur në Danimarkë.

Pronari i cili më shumë e ka mbajtur në garazh sesa që e ka vozitur, ka plane për ta shitur, megjithëse nuk e ka bërë të ditur çmimin.

Image
Vetura luksoze që ka gjendje të përkryer, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda. Ajo ende mund të zë shpejtësinë maksimale prej rreth 300 kilometrave në orë.

Struktura e Diablo GTR me 590 kuajfuqitë nën kapak, e bëjnë të jetë më i shpejtë se modeli Maurcielago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat