Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

Auto

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 21:11
Kia Stonic

Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV.

Automjeti quhet Stonic dhe do të ketë premierën në gjysmën e dytë të viti, në panairin e automobilave në Frankfurt, në shtator.  

Bëhet fjalë për veturë me dizajn sportiv, me detaje të stilizuara.  Prodhuesi korean do të përpiqet që me linja agresive të tërheqë klientët e ri, si dhe të marrë blerësit nga konkurrenca, e cila në segmentin e automjeteve kompakte SUV/crossover është shumë e fuqishme.

Kia me këtë rast nuk zbuloi se si duket brendia e veturës, por njoftoi se kabina e udhëtarëve do të ketë “dizajn të orientuar evropian”.

Blerësit do të kenë në dispozicion edhe opsione të shumta për personalizimin e automjetit, si nga ana e jashtme, ashtu edhe në enterier.

Pritet që vetura të ketë motor 1.4 litra benzinë dhe variantin dizel 1.6 litra.

Tash për tash nuk dihet nëse në dispozicion do të jetë versioni 4x4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat