Apple konfirmon se po punon në zhvillimin e veturave pa shofer

Auto

Apple konfirmon se po punon në zhvillimin e veturave pa shofer

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:35
Apple

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook zyrtarisht ka konfirmuar se kjo kompani është duke punuar në zhvillimin e veturave autonome.

Automjetet autonome janë parë si njëra nga mundësitë kryesore të zhvillimit të mëtejmë të zhvillimit të kompanive të teknologjisë, në mesin e të cilave janë Google dhe Uber, të cilat punojnë në softuerin për këtë qëllim.

“Po fokusohemi në sistemet autonome. Ky është thelbi i teknologjisë për të cilën konsiderojmë se është shumë e rëndësishme”, ka thënë Cook.

Ai megjithatë ka refuzuar të përgjigjet direkt në pyetjen nëse Apple dëshiron të konstruktojë automobilin e vet.

“Nuk mund të themi se çfarë do të bëjmë”, ka konkluduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat