Mini Clubman po e teston modelin që mund t’i ketë 300 kuajfuqi

Auto

Mini Clubman po e teston modelin që mund t’i ketë 300 kuajfuqi

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:40
Mini Clubman

Në Nurburgring të Gjermanisë, është parë nga afër një Mini Clubman i ri derisa ishte në një pompë benzine, si dhe duke shpejtuar në pistë.

Sipas njohësve të automobilizmit, ky mund të jetë modeli i shumëpërfolur që mund t’i ketë 300 kuajfuqi, ndërsa do të arrijë shpejtësi të lartë.

Madje, në bazë të tingujve që ka lëshuar, shumica janë të bindur se është pikërisht kjo makinë që rivalizon Ford Focus RS dhe Honda Civic Type R.

Pritet që kur lansohet në fillim të vitit që vjen, të ketë ndryshime në pjesën e jashtme, por të mos largohet nga format e veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat