Mercedes bëri të ditur datën e lansimit të modelit X-Class

Auto

Mercedes bëri të ditur datën e lansimit të modelit X-Class

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 09:40
Mercedes

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se modelin e shumëpritur X-Class do ta lansojë me 18 korrik.

Makina e fuqishme, që ka edhe hapësirën për bartjen e mallrave, ishte prezantuar për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, por nuk është dhënë data e saktë e lansimit.

Disa pjesë të makinës janë prodhuar nga Renault në Cordoba të Argjentinës, kurse të disa të tjera ishte angazhuar Nissan në punëtorinë që ka në Barcelonë të Spanjës.

Sipas përshkrimit, X-Class do të jetë rival i Volkswagen Amarok, ndërsa nuk ka pasur edhe detaje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat