Hyundai shet modelin sportiv i30 për vetëm dy ditë

Auto

Hyundai shet modelin sportiv i30 për vetëm dy ditë

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 11:26
Hyundai

Prodhuesi korean kishte prezantuar kah gjysma e korrikut modelin i30 N dhe 100 njësitë e para të këtij automobili tashmë kanë gjetur pronarët e tyre në Gjermani.

Për vetëm 48 orë Hyundai ka shitur serinë e modelit sportiv i30, i cili ishte ofruar ekskluzivisht për blerësit në Gjermani, ndërsa për të siguruar njësinë e këtij modeli pronarët e ardhshëm është dashur të japin depozitë prej 1.000 eurosh.

Hyundai i30 N "First Edition" është i përgatitur me pakon Performance, që do të thotë se 2.0 turbo-benzina në këtë model zhvillon 275 kuaj fuqi, ndërsa automobili nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 6,1 sekonda.

Secili nga 100 blerësit do të ftohen në shtegun Nirburgring, ku do të marrin orët e vozitjes së garave.

Ata që nuk kanë arritur të porositin automjetin "First Edition", duhet të kënaqen me versionin “e zakonshëm” të Hyundai i30 N, i cili disponon me 250 kuaj fuqi, i cili nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 6,4 sekonda. 

Automobili arrin në sallonet e shitjes në Evropë deri në fund të vitit 2017, ndërsa çmimi fillestar në Gjermani do të jetë 30.900 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat