Born, emri i automobilit elektrik të Seatit

Auto

Born, emri i automobilit elektrik të Seatit

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 08:57
Vetura e re e Seat

Seati raportohet se ka aplikuar që automobili i vet elektrik të quhet Seat Born, Born-E ose E-Born kur të arrijë pas vitit 2020.

Brendi spanjoll është duke u bërë gati që të sjellë dy automobila tërësisht elektrikë, më 2019, ndërsa pritet edhe një version tjetër i modelit e-Mii.

Gjithsesi, javën e shkuar kompania ka aplikuar që të regjistrojë tre emra bazuar në El Born - një nga arenat në Barcelonë, dhe ambient ideal për automobila elektrikë.

Burime të “AutoExpress” bëjnë me dije se Born, Born-E dhe E-Born vlejnë për automobilat elektrikë që pritet të vijnë në strukturën e Volkswagenit për vetura elektrike “MEB”.

Automobili i parë elektrik nuk pritet të dalë në treg para vitit 2021, sepse Seati është brendi i katërt që do të lansojë automobil nga platforma “MEB”. I pari do të jetë VW me konceptin I.D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat