Mercedes tregon detajet e makinës së re “misterioze”

Auto

Mercedes tregon detajet e makinës së re “misterioze”

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 20:33
Mercedes

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se do ta lansojë në Pebble Beach – në fund të muajit – një veturë të re sportive.

Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet, kompania ka publikuar dy fotografi, ku shihen pjesët e kësaj makine deri tash misterioze.

Derisa në njërën shfaqet një rrotë me shumë pjesë metalike, në imazhin tjetër shfaqet tavani që ka formë të pazakontë.

Mbetet të shihet se çfarë do të përmbajë kjo veturë, për të cilën nuk ka të dhëna tjera pos që do të jetë e bukur dhe me shumë befasi. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat