Renault merr dominimin botëror me shitje të veturave

Auto

Renault merr dominimin botëror me shitje të veturave

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 08:34
Renault

Kur mendojmë për prodhuesin më të madh të makinave, mendja na shkon tek Toyota, ose Honda, ose Volkswagen. Por, prodhuesi më i madh i makinave është tashmë aleanca Renault-Nissan, të cilët shitën 5,268,079 makina në gjysmën e parë të 2017.

Me këtë numër të veturave të shitura, Renault-Nissan ka lënë pas Volkswagen (5,155,591) dhe Toyota (5,129,000), si dhe General Motors të vendit të 4-t, me 4.7 miliona makina të shitura.

Por, aleanca Renault-Nissan është pak më ndryshe se kompanitë e tjera. Renault dhe Nissan kanë secila aksionerë të ndryshëm, edhe pse përdorin teknologjitë dhe resurset e njëra tjetrës. Ndërsa Toyota, VW, dhe General Motors kanë secili aksionerët e vetë.

Ajo që i ka dhënë shumë dorë aleancës Franco-Japoneze ishte blerja e 34% të aksioneve të Mitsubishit nga Nissan vitin e kaluar.

Midis Renault, Nissan, dhe Mitsubishi, të treja këto kompani shitën 481,151 makina elektrike, numri i më i madh i shitjeve të këtyre lloj makinave në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat