McLareni 720S e mund Lamborghinin Huracane si për asgjë

Auto

McLareni 720S e mund Lamborghinin Huracane si për asgjë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 07:54
McLareni 720S

Modeli 720S është konsideruar si një nga makinat më të mira nga McLareni, shkaku i shpejtësisë dhe dukjes që ka.

Prej se ka hyrë në treg, është konkurrent me veturat më të mira, përfshirë edhe të famshmin Lamborghini Aventador.

Gara që është zhvilluar në mes të këtyre dy makinave, ka treguar se 720S është shumë më i fuqishëm, pasi e mundi me shumë lehtësi rivalin.

Kalimi prej zero deri në 100 kilometra në orë për katër sekonda, i ka dhënë një nismë të mbarë, ndërsa kalimi i 400 kilometrave për rreth dhjetë sekonda e bëri të pamposhtur.

Garën dhe shumë statistika mes këtyre veturave të mahnitshme, mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat