‘Brabus G65’/ Kjo ‘bishë’, e preferuara e ‘të fortëve’ shqiptarë

Auto

‘Brabus G65’/ Kjo ‘bishë’, e preferuara e ‘të fortëve’ shqiptarë

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 06:31
‘Brabus G65’

Ky supermjet, prodhim i “Mercedes-it” i cili preferohet nga të gjithë pasanikët nëpër botë, është pa dyshim edhe një makinë e preferuar nga “të fortët” dhe të apasionuarit pas makinave të renda në Shqipëri.

Në rrugët e Tiranës dhe vendit shikon shpesh makina të tilla, të cilat “shqyejnë” rrugët sa herë që i japin gaz.

Por kjo “bishë” e fundit që sapo ka dalë në treg, është një vepër arti e “Mercedes-it”.

Kompania “Brabus” që merret me modifikimin e mjeteve ka “futur në dorë” edhe modelin “Mercedes-AMG G65”.

Projekti i saj më i ri quhet Brabus 900 Mercedes G65, ku për krijimin e këtij projekti si bazë ka shërbyer Mercedes-AMG G65, transmeton “Koha”. Ky model ka motor 6.3-litër V12 Bi-Turbo me kapacitet prej 662 kW/900 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,9 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 270 km/h.

Gjithashtu, Brabus ofron edhe paketën e re për Mercedes-AMG G65, në të cilën përfshihen mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, spoiler, pragjet, seti i ri i rrotave 23-inç nga alumini, gomat Yokohama, sistemin e frenimit më të fortë, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe enterier prej lëkure.

Brabus 900 Mercedes G65 është promovuar në panairin e veturave në Frankfurt dhe do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 10 njësive, ndërsa sa i përket çmimit ky model kushton 666.000 euro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat