Mazda zbulon dy koncepte atraktive në panairin e Tokios

Auto

Mazda zbulon dy koncepte atraktive në panairin e Tokios

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:30
Mazda

Deri në fillim të auto-sallonit në Tokio kanë mbetur më pak se dy javë, ndërsa risitë e veta, të cilat do të kenë premierën në këtë manifestim, i ka paralajmëruar edhe Mazda.

Të dyja konceptet, të cilat për herë të parë do të prezantohen kah fundi i tetorit në Tokio, janë paraqitur përmes fotografive “teaser”, në të cilat shihen siluetat e këtyre automobilave.

Automjeti i parë ka katër dyer, që paraqet një hap tutje në realizimin e dizajnit të njohur Kodo (“shpirti i lëvizjes”), i cili karakterizon gjeneratën aktuale të modeleve serike të Mazdës, nga CX-5 deri MX-5. 

Spekulohet që koncepti mund të shërbejë si bazë për modele të reja, sikurse është RX-8.

Përveç tij,  në Tokio do të prezantohet edhe koncepti i para prodhimit që paralajmëron Mazdën e re 3. 

Ky automobil, siç thonë në prodhuesin japonez, ofron teknologji të re dhe dizajn, i cili do të karakterizojë gjeneratën e ardhshme të automobilave të Mazdës.

Image
Mazda
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat