Brenda gjashtë muajve, Mercedes sjellë një edicion të limituar nga linja AMG

Auto

Brenda gjashtë muajve, Mercedes sjellë një edicion të limituar nga linja AMG

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 11:26
AMG S-Class

Prodhuesi gjerman Mercedes, i ka lënë në hije modelet e reja AMG S-Class dhe kabriolet, pasi tërë vëmendja shkoi te hipermakina Project One.

Mirëpo, kompania i është kthyer sërish makinave komerciale, duke prezantuar kupenë S63 që do të punohet nga linja AMG.

Kjo makinë që do të lansohet brenda gjashtë muajsh, është edicion i limituar në vetëm 70 njësi.

Pamja saj e jashtme është shumë më e egër se e paraardhëseve, teksa janë bërë ndryshime të mëdha në sistemin e qarkullimit.

Vetura që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.4-sekonda, do të kushtojë jo më pas se 203 mijë euro. 

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat