Makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave?

Auto

Makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave?

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 09:32
“1962 250 GTO” është shitur për 38 milionë dollarë në vitin 2014, në Kaliforni

Makina e fundit Ferrari që ka fituar 24 Orët e Lë Manshit mund të bëhet makina më e shtrenjtë e historisë kur të dalë në ankand në fillim të vitit 2018.

“1964 275 P” fitoi garën që zgjat plot një ditë në vitin 1964 dhe që nga ky vit asnjë makinë tjetër Ferrari nuk e ka fituar këtë garë.

Pra, në muajin shkurt pritet që të thyhet rekordi i shitjes së një makine, që mbahet sërish nga një Ferrari, ai “1962 250 GTO”, që është shitur për 38 milionë dollarë në vitin 2014, në Kaliforni.

Kjo shifër pritet që të kalohet në ankandin që do të zhvillohet në Paris.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat