Në shikim të parë duket si veturë e zakonshme, por brenda saj mund të jetohet pa kurrfarë problemi pa pasur nevojë për shtëpi apo apartament

Auto

Në shikim të parë duket si veturë e zakonshme, por brenda saj mund të jetohet pa kurrfarë problemi pa pasur nevojë për shtëpi apo apartament

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 06:21
EarthRoamer XV-HD

Është prezantuar vetura luksoze e cila në shikim të parë nuk duket edhe aq e bukur, por që brenda saj i ka pothuajse të gjitha që i nevojiten njeriut për të bërë një jetë të mirë.

Bëhet fjalë për EarthRoamer XV-HD, ku kompania amerikane Ford ka arritur ta shndërroi këtë veturë në një shtëpi në rrota e cila mund të akomodoj deri në gjashtë persona.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë këtë veturë duhet të bëjnë gati 1.5 milion dollarë, kurse kjo veturë është e pajisur me rezervuarët gjigant, ku njëri zë plot 115 galonë me naftë, kurse tjetri me 250 me ujë, derisa kulmi është i montuar me panele solare.

E dedikuar për terrene malore, kjo veturë është 10 metra e gjatë, 2.5 e gjerë dhe mbi 4 metra e lartë. Dhe duke marrë parasysh se lëviz nëpër terrene malore, ajo ka rrota 46 inç.

Edhe pse është prodhuar për udhëtime nëpër zona të vështira ku veturat e zakonshme nuk mund të kalojnë, çdo ditë e më shumë është duke u rritur numri i kërkesave të blerësve për këtë veturë me të cilën dëshirojnë të bëjnë pushime luksoze.

Brenda saj është ndërtuar tualeti, rrobalarëse dhe rrobatharëse, dysheme me ngrohje, shtrat për çift, ndërsa zërimi i kompanisë Bose është i instaluar në gjithë hapësirën për gjashtë persona.

Sa i përket kuzhinës, përpos shporetit ajo është e pajisur me mikrovalë, frigorifer dhe lavaman.

Por kjo peshë e madhe nuk do të mund të lëvizte po të mos ishte nën kapakun e motorit ‘bisha’ pre 6.7 litrave me naftë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat