Aston Martin Vantage, në treg më 21 nëntor

Auto

Aston Martin Vantage, në treg më 21 nëntor

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:25
Aston Martin Vantage

Modeli Vantage që lansohet më 2018, ishte parë gjatë procesit të testimit dhe u shfaqën kohë pas kohe imazhet zyrtare që tregonin disa pjesë të saj.

Megjithëse mendohej se kjo veturë do të prezantohej shumë më vonë gjatë vitit që vjen, Aston Martin bëri të ditur se do t’ia heq këtij modeli shtresat e kamuflazhit më 21 nëntor.

E tëra që dihet është se i ka 430 kuajfuqi, ndërsa do të konkurrojë me makinat e linjës AMG nga prodhuesi gjerman Mercedes.

Detaje tjera nga ky model, që nuk dihet ende kur del në treg apo sa do të kushtojë, pritet të mësohen gjatë javës së ardhshme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat