Bentley Grand Convertible, kabrio që kushton 3.5 milionë dollarë

Auto

Bentley Grand Convertible, kabrio që kushton 3.5 milionë dollarë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:09
Bentley Grand Convertible

Modeli më i fundi superluksoz i Bentley me çati të hapur do të prodhohet në vetëm 19 njësi.

Edhe pse prodhuesi nuk e konfirmoi zyrtarisht çmimin e automjetit, spekulohet se Grand Convertible kushton 3.5 milionë dollarë.

Automobili është një version i prodhimit të konceptit me të njëjtin emër të vitit 2014 dhe modeli mekanik është i bazuar në modelin Mulsanne Speed me motor 6,75 litra V8 me 537 kuaj fuqi.

Pritet që klientët të marrin porositë e tyre deri në 2019, në 100 vjetorin e Bentley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat