Kushton 2,4 milionë euro, tërhiqet nga tregu për shkak të gabimit

Auto

Kushton 2,4 milionë euro, tërhiqet nga tregu për shkak të gabimit

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Bugatti Chiron

Tërheqja e 47 veturave Bugatti Chiron konfirmon se edhe modelet e shtrenjta ekzotike nuk janë imune ndaj gabimeve të fabrikës.

Kompania njoftoi klientët për tërheqjen e veturave të tyre në servis të jashtëzakonshëm për shkak të arsyeve parandaluese.

Prodhimi i Bugatti Chiron ishte limituar në 500 njësi, prej të cilave një numër i vogël deri tash u është dorëzuar blerësve.

Prodhuesi njoftoi se tërheq 47 automobila për shkak të gabimeve të mundshme në ulëse.

Image

Agjencia amerikane për siguri në trafik (NHTSA) konfirmoi se në mesin e tyre 12 njësi janë shitur në tregun e SHBA-së.

Bugatti do të transportojë falas automjetet e tërhequra në një kamion të mbyllur special deri në servisin e autorizuar për të zëvendësuar ulëset në defekt.

Ndryshe, Bugatti Chiron kushton 2.4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat