Mercedes B-Class i ri arrin gjatë 2018's

Auto

Mercedes B-Class i ri arrin gjatë 2018's

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:37
Mercedes B-Class

Të kujtojmë, Mercedes gjeneratën e parë të B-Class e ka prezantuar në vitin 2005 dhe atë të dytën në vitin 2011, ndërsa në vitin 2014 ka promovuar versionin e ristilizuar në panairin e veturave në Paris.

Tani koha është për gjeneratë të re, e cila në treg pritet të arrijë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, menjëherë pas gjeneratës së re të A-Classës, transmeton Koha.net.

Siç raportohet, B-Class e re do të jetë më e lehtë dhe më ekonomike nga modeli aktual, do të ofrojë më shumë hapësirë në interier si dhe një numër të sistemeve për ndihmë të shoferit.

Sa i përket interierit, B-Class e re do të ketë instrument-tabelën e ngjashme sikur të A-Classës si dhe ulëset me ngrohje dhe masazh.

Gjenerata e re e B-Class do të vijë me motor dizel 1.5 dhe benzinë 1.6-litër, por më vonë edhe motori i ri dizel 2.0-litër si dhe versioni plug-in hibrid dhe elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat