Përforcohet Lamborghini Aventador SV në 1,500 kuajfuqi - Bota Sot
Përforcohet Lamborghini Aventador SV në 1,500 kuajfuqi

Auto

E enjte, 21 qershor 2018

Përforcohet Lamborghini Aventador SV në 1,500 kuajfuqi

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 00:41
Lamborghini Aventador

Edhe pse Aventador SV i Lamborghini është mjaft i fuqishëm, kompania që merret me modifikimin e veturave Underground Racing, megjithatë, ofron një version të ri të këtij modeli edhe më të fuqishëm.

Shkurtimisht, Underground Racing njofton se përmes sistemit të tyre Twin-Turbo, Aventador i tillë me motor 6.5-litër V12 tani është me kapacitet prej 1,250 kuajfuqi - si veturë e zakonshme, dhe 1,500 kuajfuqi – si veturë për gara.

Duhet theksuar se kjo kompani nuk ka publikuar të dhënat rreth performancës, por, të kujtojmë, Aventador SV në version bazik me 750 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test