Ferrari prezanton bolidin e ri më 22 shkurt - Bota Sot
Ferrari prezanton bolidin e ri më 22 shkurt

Auto

E hënë, 24 shtator 2018

Ferrari prezanton bolidin e ri më 22 shkurt

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 17:11
Ferrari

Ferrari njoftoi se do të paraqesë bolidin e ri më 22 shkurt, që është katër ditë para testimit të para sezonit që fillon në Barcelonë.

Sezoni i kaluar në krahasim me atë të vitit 2016 ishte një hap i madh përpara.

"Unë besoj në ekipin tonë, shoferët tanë dhe jam i sigurt se mund të bëjmë diçka të madhe. Ne kemi njohuri, përvojën dhe jam i sigurt se do të jemi konkurrues," tha kryetari i Ferrarit, Sergio Marchionne.

Ferrari ka qenë në F1 që nga sezoni i parë - në vitin 1950, dhe deri tani ky ekip italian ka fituar 15 tituj të vozitjes, 16 tituj të konstruktit dhe ka shënuar 227 fitore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test