Alfa Romeo sjell SUV-in më të madh deri tash

Auto

Alfa Romeo sjell SUV-in më të madh deri tash

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Prodhuesi italian planifikon që deri në vitin 2020 blerësve t’iu ofrojë SUV-in e ri, i cili në gamën e Alfa Romeos do të zë vendin mbi modelin Stelvio.

Sipas raporteve më të reja, Alfa Romeo ka shtyrë lansimin e limuzinës më të madhe për vitin 2021, ndërkohë në treg do të paraqiten SUV të tjerë të këtij brendi, për të cilat spekulohet se do të bartin shenjën  Castello.  Në pyetje janë modelet më komfore, të cilat në treg do të jenë konkurrentë të Audi Q7, BMW X5, Mercedes GLE dhe Volvo XC90.

Për të kursyer paratë, kompania italiane nuk do të zhvillojë platformë të re mekanike, por do të përdorë platformën e vjetër në të cilën janë bazuar Giulia dhe Stelvio. Alfa planifikon motor hibrid  2.0 litra me katër cilindra dhe sistem elektrik me 48 voltë, i cili do të prodhojë 400 kuaj fuqi.

Alfa Romeo Castello SUV do të ketë premierën deri në fund të kësaj dekade, ndërsa prodhuesi planifikon që pas SUV të prezantojë edhe gjeneratën e ardhshme të modelit Giulietta, transmeton AutoExpress. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat