Askush nuk është i interesuar për limuzinën e bazuar në Tesla Model S - Bota Sot
Askush nuk është i interesuar për limuzinën e bazuar në Tesla Model S

Auto

E shtunë, 20 janar 2018

Askush nuk është i interesuar për limuzinën e bazuar në Tesla Model S

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 06:23
Limuzina e bazuar në Tesla Model S

Punëtoria Big Limos në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë punimet në zgjerimin dhe shndërrimin në limuzinë të një Tesla Model S.

Vetura që thuhet të jetë 90 për qind gati, është vënë në shitje përmes një platforme në internet, ndërsa nuk ka ende asnjë të interesuar.

E tëra që dihet është se kjo makinë elektrike ka një bateri të madhe në dysheme, por që ende nuk i është vënë. Madje, nuk thuhet se çfarë përfshin ky dhjetë për qindësh i punimeve, ku sipas fotografive mendohet se ka të bëjë me punë dore.

Sipas të gjitha gjasave, punëtoria dëshiron ta largojë veturën e blerë për 100 mijë euro, pasi nuk po mund të përfundojë ndryshimet e parashikuara.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test