Tregtarët gjermanë kanë vendosur çmimin me të cilindo ta shesin Lamborghini Urus

Auto

Tregtarët gjermanë kanë vendosur çmimin me të cilindo ta shesin Lamborghini Urus

Më: 4 janar 2018 Në ora: 09:08
Lamborghini Urus

Pas një kohe të gjatë pritje, Lamborghini më në fund ka prezantuar modelin Urus.

Ky SUV me 4.0-litra V8 që prodhon 641 kuajfuqi, do të futet në treg gjatë gjysmës së dytë të vitit, ndërsa nuk dihet se çfarë çmimi zyrtar do të ketë.

Pasi kërkesat për të janë të mëdha, disa shitës veturash në Gjermani kanë vendosur ta shesin për 330 mijë euro.

Megjithëse kjo po konsiderohet shumë e lartë dhe mund të rritet po që se kërkohen elemente shtesë, prej tani kanë filluar regjistrimet për blerje.

Njohësit e veturave dhe ekonomistët, konsiderojnë se Urus i ri do të del në treg për 170 mijë euro, që është vetëm gjysma e atij çmimi.

Vetura me enterier prej lëkure, rrota me 22 inch, tavan transparent, ulëse që bëjnë masazh dhe pjesë të jashtme nga metali shumë i lehtë, konsiderohet se është më i veçanti që është parë në rrugë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat