Ford shuan Mondeon?

Auto

Ford shuan Mondeon?

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim

Ford pritet të shuajë modelin Mondeo, për të qëndruar vetëm në tregun e Kinës.

Të njëjtën gjë kompania e kishte bërë edhe me modelin tjetër Tauris, i cili mbijetoi vetëm në Kinë, ndërsa shkas i gjithë këtij vendimi është rënia e interesimit për klasën sedan.

Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishte spekuluar, se Ford po planifikonte të zhvendosë prodhimin e modelit Fusion në Kinë, gjë të cilën kompania nuk e pohoi, as nuk e mohoi, por njëkohësisht njoftoi se nuk ka plane që automjetet e prodhuara në Kinë të arrijnë në sallonet amerikane.

Por e ardhmja e Fusion / Mondeo duket se varet në një fije mëndafshi. Gazeta "Detroit News" pretendon se ka qenë në gjendje të shikojë një letër konfidenciale të dërguar nga Ford tek furnizuesit e saj për të njoftuar pezullimin e projektit.

Kompania nga Detroiti në tetor prezantoi strategjinë për të ardhmen, në të cilën fokus do të ketë prodhimi i SUV, kamionëve të vegjël dhe veturat elektrike.

Ford Mondeo/Fusion ekziston që nga viti 1992 dhe ishte krijuar të jetë automobil ndërkombëtar. Deri më tash janë prodhuar pesë gjenerata të këtij modeli, i fundit në vitin 2014.

Ndryshe, Ford gjatë vitit të kaluar ka shitur 17.500 njësi Fusion në muaj, por shënoi rënie prej rreth 22 për qind në krahasim me vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat