Hyundai ekspozon në Las Vegas crossover e ri me hidrogjen

Auto

Hyundai ekspozon në Las Vegas crossover e ri me hidrogjen

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:54
Hyundai

Në vitin 2013, prodhuesi korean lansoi prodhimin serik të modelit ix35 me hidrogjen, dhe tani vjen brezi i ri i këtij lloji të automjetit.

Modeli i parë, i cili tani mbart titullin e brendshëm Hyundai FCEV, ka një dizajn që e dallon atë nga modelet e tjera konvencionale të markës.

Ai karakterizohet nga një maskë e madhe e përparme dhe drita më të holla LED.

Enterieri është i dizajnuar në mënyrë elegante, me dy ekrane të mëdha - një që ndryshon panelin e instrumenteve klasike dhe një tjetër, që gjendet në qendër, i cili shërben në sistemin multimedial dhe navigacion.

Në fabrikën e prodhuesit jugkorean thonë se automjeti do të jetë në gjendje të arrijë 580 km me një rezervuar të plotë.

Detajet teknike nuk janë të specifikuara, por thuhet se hidrogjeni që prodhon energji elektrike të nevojshme për lëvizjen e veturës, mundësohet nga një motor elektrik prej 163 kuaj fuqi (120 kW) dhe 400 Nm. Fuqia transferohet në rrotat e përparme. Hyundai do të shfrytëzojë panairin në Las Vegas për të prezantuar teknologjitë e reja të avancuara, duke përfshirë sisteme krejtësisht të reja për ngasje autonome.

Më shumë hollësi do të bëhen të ditura më 8 janar, në CES 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat