Mazda CX-8 nuk vjen në Evropë

Auto

Mazda CX-8 nuk vjen në Evropë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:14
Mazda CX-8

Mazda do të ofrojë së shpejti modelin e saj më të ri crossover/SUV me tri radhë ulësesh për blerësit në Australi.

Mazda CX-8 debutoi në Japoni, në dhjetor të vitit të kaluar, si alternativë për modelin CX-9, i cili nuk shitet në këtë treg.

Ajo ka motor 2.2 litra turbo dizel me 190 kuaj fuqi, i pajisur me ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive.

Mazda nuk planifikon të ofrojë CX-8 në tregje tjera, me përjashtim të Australisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat