VW Passat hyn në ujërat e sportit - Bota Sot
VW Passat hyn në ujërat e sportit

Auto

E premte, 22 qershor 2018

VW Passat hyn në ujërat e sportit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:17
Volkswagen

Gjiganti gjerman Volkswagen do të prezantojë në panairin e automobilave në Detroit variantin sportiv Passat GT.

Vetura ka linjë sportive, dhe ndryshim të enterierit dhe eksterierit. Ndriçimi është i pajisur me drita standarde LED. 

Maska e përparme e zezë ka zëvendësuar maskën standarde dhe e gjithë kjo është inkorporuar në kuadër të linjës së kuqe karakteristike për serinë VW GT.

Automobili është i pajisur me paketën e avancuar teknologjike, e cila përfshin Apple CarPlay, Android Auto, Volkswagen Car-Net App Connect dhe dy porte USB.

Vetura posedon motorin standard V6 3.6-litra VR6 me 283 kuaj fuqi, ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive DSG Tiptronic, me komandën në volan për metodën manuale.

Sipas fabrikës, vetura shpenzon 8,4 litra në 100 km në rrugë të hapur dhe rreth 12,3 litra në 100 km në rrugët e qytetit.

Passat GT është prodhuar në seri të limituar dhe do të jetë i pranishëm në katër ngjyra: bardh, kuq, argjend dhe hiri.

Çmimi i veturës në SHBA është 29.940 dollarë. Dalja në shitje pritet në pranverë të vitit  2018.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test