BMW me strategji të re, për të shitur sa më shumë SUV

Auto

BMW me strategji të re, për të shitur sa më shumë SUV

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:43
Në këtë betejë, nuk përfshihen veturat, rritja e fuqive të tyre apo performancës, por shtimi i salloneve për reklamimin e tyre.

Prodhuesi gjerman BMW ka gjetur një strategji të re, në mënyrë që të shesë sa më shumë SUV, që të mposhtë rivalët si Mercedes AMG apo Ford Edge ST.

Në këtë betejë, nuk përfshihen veturat, rritja e fuqive të tyre apo performancës, por shtimi i salloneve për reklamimin e tyre.

“Janë makina për familjarë, andaj duhet pëlqimi i të gjithë anëtarëve, për ta ndjerë nga afër dhe zgjedhur më të përshtatshmin”, është thënë në raportin e kompanisë.

Madje, të interesuarve do t’ju mundësohet edhe që të vozitet për një kohë, për ta parë se a po ju pëlqen.

Sallonet do të jenë luksoze dhe me ambient të përshtatshëm, që pritet ta bëjnë klientin sa më shumë për vete.

Në anën tjetër, ata mund të zgjedhin nga materialet e ekspozuara, që mbulojnë enterierin, ulëset, si dhe elemente tjera që u shtohen makinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat