VW do të “rindërtojë” Golf 8 GTI dhe R

Auto

VW do të “rindërtojë” Golf 8 GTI dhe R

Më: 21 janar 2018 Në ora: 21:19
Golfi

Volkswagen njoftoi ditëve të fundit se kur do të fillojë me prodhimin e gjeneratës së re të Golfit, ndërkohë që është bërë e ditur edhe motorizimi.

Megjithatë, përderisa versionet "civile" do të kenë agregate standarde 1.0, 1.5 dhe 2.0 litra në rangun e 95-224 kuaj fuqi, vëmendje e veçantë i kushtohet vijës sportive.

Golfi i ri GTI dhe R do të marrin agregate ekstra që nuk do të lënë askënd indiferent, ndërkohë që konkurrenca do të vazhdojë të "gëlltisë pluhurin" në klasën "hot hatch”.

GTI-ja "e dobët" vjen me 250 dhe 300 kuaj fuqi, me aq sa disponojnë edhe Ford Focus ST dhe Subaru WRX. Golf VII GTI aktual ka 220 dhe 230 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, R do të jetë një "bishë" e vërtetë me 3.0-litra Biturbo V6 me 400 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat