Koenigsegg Regera mund të jetë një ndër makinat elektrike më të avancuara

Auto

Koenigsegg Regera mund të jetë një ndër makinat elektrike më të avancuara

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 00:32
Koenigsegg Regera

Vetura ka motor që peshon vetëm 70 kilogramë, ndërsa prodhon 700 kuajfuqi.

Makinat elektrike po vazhdojnë të kërkohen në masë të madhe, ndërsa kompanitë po mundohen të adoptojnë aparaturat dhe teknikën për të prodhuar makina të tilla.

Të njëjtës rrugë i ka hyrë edhe prodhuesi suedez Koenigsegg, madje me një seriozitet shumë të madh. Themeluesi i kompanisë, Christian von Koenigsegg jo vetëm që ka konfirmuar lajmet për një makinë elektrike të fuqishme, por bëri të ditura detajet që do t’i ketë super-makina Regera.

“Modeli i ri do të ketë bateri të fuqishme, luks  dhe teknologji të lart. Ka mundësi që të jetë edhe hibrid”, ka thënë Koenigsegg.

Sipas tij, kjo është e vetmja veturë në botë që e ka të homologuar sistemin me forcën e shtytjes V800. Në brendësi e ka motorin që peshon me vetëm 70 kilogramë, teksa prodhon 700 kuajfuqi, duke bërë që të jetë vetura e destinuar për rrugë, me motorin më ekstrem.

“Jemi gati të hymë në rrethin e ngushtë të super-veturave elektrike. Po sikur Regera të ketë edhe një V8 me 5.0-litra turbo dyshe, kjo do ishte çmenduri” ka thënë më tutje pronari i kompanisë. Megjithatë, nuk është thënë nëse do të jetë tërësisht elektrike, apo hibrit, ndërsa nuk ka ndonjë datë se kur mund ta shohim këtë model.

E tëra që dihet, është se Koenigsegg nuk është i panjohur në shtyrjen e limiteve në përformansë dhe teknologji të lartë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat