Vetura e ardhshme elektrike e VW do të jetë pa volan

Auto

Vetura e ardhshme elektrike e VW do të jetë pa volan

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Volkswagen

Volkswagen ka bërë të ditur se automobili elektrik nga familja I.D.- Vizzion Concept do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë, në fillim të marsit.

Prodhuesi gjerman ka publikuar dizajnin e veturës së ardhshme, e cila nuk ka volan dhe pedale.

Vizzion Concept është menduar si veturë luksoze elektrike me gjatësi 5,11 metra. 

Image

 

Vetura do të ketë dy elektromotorë me fuqi të kombinuar prej 306 kuaj fuqi, shpejtësia maksimale do të jetë 180 km/h, ndërsa mund të kalojë deri 665 km ndërmjet dy mbushjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat