Prezantohet Porsche Panamera Sport Turismo më ekskluzive deri me sot

Auto

Prezantohet Porsche Panamera Sport Turismo më ekskluzive deri me sot

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Porsche Panamera

Geneva Motor Show zakonisht përveç prodhuesve të veturave, sjellë edhe modele ekskluzive nga kompani të mëdha në industrinë e veturave të modifikuara.

Pjesë e këtij panairi do të jetë edhe modeli Porsche Panamera GrandGT modifikuar nga TechArt. Ky model vjen me 90kf më shumë dhe harqe më të gjëra mbi rrota.

Por ajo çfarë e dallon dhe e bënë ekskluzive këtë veturë janë ngjyrat e gjelbër dhe kafe që janë përdorur në të. Po ashtu, ky model është më i ulët dhe ka rrotat standarde prej 22 inç.

631kf dhe 900Nm torkë bëjnë që kjo bishë përshpejtimin nga 0-100km/h ta arrij për 3.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 320km/h.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat