Super vetura Brabus AMG E 63

Auto

Super vetura Brabus AMG E 63

Më: 3 mars 2018 Në ora: 07:36
Mercedes-AMG E63

Kompania e famshme e përditësimit të veturave, Brabus ka zbuluar veturën e saj me të cilën do të marrë pjesë në panairin e veturave në Gjenevë.

Brabus ka filluar me Mercedes-AMG E63 të cilën kjo kompani e ka modifikuar duke e bërë atë një super veturë luksoze me katër dyer. me një motor të modifikuar rendë, 4.0 litërsh V8 biturbo që prodhon 789 kuaj fuqi.

Me modifikimet nga Brabus, E63 S mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për më pak se tre sekonda, 0.4 sekonda më shpejt se sa modeli standard, e atë maksimale mbi 300 kilometra në orë.

Brabus do ta zbulojë E63 S me ngjyrë të zezë e interier të zi me të kuqe me 6 mars në panairin e veturave në Gjenevë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat